Vlore, shtyhet mbledhja e Keshillit Bashkiak

21/09/2009 16:40

Mbledhja e radhes se Keshillit Bashkiak te Vlores ka reflektuar sot qendrimet e ndryshme ndermjet dy grupeve te medha, perfshi ketu edhe ate te LSI-se, duke ndikuar keshtu shtyrjen e saj per nje date tjeter.

Kerkesa ka ardhur nga perfaqesues te grupit te Partise Demokratike dhe atyre te PDI-se, te cilet nuk e kane pare te arsyeshme zhvillimin e saj ne nje dite qe ishte pushim i zyrtarizuar.

Me ane te nje kerkese e cila u lexua nga kryetari i keshillit bashkiak Arben Sinani, perfaqesuesit e opozites ne keshillin e Vlores shprehnin rezervat ne lidhje me lajmerimet apo edhe mbledhjen e komisioneve, te cilat nuk ishin bere te rregullta.

Duke mosvleresuar urgjente pikat qe do te trajtoheshin sot, ata kane kerkuar shtyrjen e mbledhjes per nje date tjeter. I pari qe ka kundershtuar kete qendrim ishte kyebashkiaku i Vlores Shpetim Gjika.

Ai i ka quajtur te pabaza argumentat e sjella, duke shprehur keqardhjen qe ato beheshin prezente vetem diten e sotme ne fillim te mbledhjes.

Sipas tij kjo mbledhje kishte kapercyer afatet dhe ishte e njoftuar dhe data e miratuar. Nga ana e bashkise jane bere gjithe pergatitjet serioze, jane depozituar te gjitha materialet te cilat jane te protokolluara dhe nga ana e byrose eshte percaktuar data e sotme.

 

 

Top Channel