
Segmenti rrugor Shkoder- Hani i Hotit eshte me i rendesishmi ne shkembimet tregtare mes Shqiperise dhe Malit te Zi.
Por ajo eshte lene ne harrese prej vitesh, pa asnje rikonstruksion duke bere qe ne shume pjese te saj rruga te jete e demtuar rende.
Per kete segment eshte planfikuar prej vitesh nje investim prej 22 milione euro, por qe nuk eshte realizuar. Si pasoje e kesaj gjendjeje, ne kete rruge eshte bere gati e pamundur levizja e mjeteve te tonazhit te rende.
Situata me problematike paraqitet ne disa ura qe lidhin rrugen ku pervec renies se mureve mbajtjese vihen re dhe demtime ne kembet e urave.
Ne kete kushte ndermarrja rruga ura me fonde dhe mjete modeste ka nderhyre ne forcimin e disa pjeseve te demtuara. Nderhyrja me emergjente eshte bere ne uren e perroit te thate 3 km pa hyre ne qytetin e Koplikut.
Por ne gjendje te amortizuar jane dhe disa ura te tjera. Ky investim sipas premtimeve duhet te kishte mbaruar ne 2008 por ende s’ka filluar.
Top Channel