Magani, “timonieri” i ri i Flamurtarit

21/09/2009 08:00

Flamurtarit i kane mjaftuar 24 ore qe te harroje trajnerin Eqerem Memushi, i cili i dhuroi qytetit te Vlores trofeun e pare pas plot 18 vitesh.

Drejtuesi i ri i stolit kuqezi do te jete Gugash Magani, qe deri ne javen e dyte te ketij sezoni drejtonte Shkumbinin. Paleve i ka mjaftuar nje bisede e shkurter per te gjetur akordin, ndersa prezantimi i trajnerit te ri do te behet sot. Lajmi eshte konfirmuar nga shefi i klubit vlonjat, Geri Cipi. “Gjetem akordin me trajnerin Magani, qe ai te behet pasuesi i Memushit”, theksoi ai.

“Zyrtarizimi i tij do te behet neser (sot), ashtu si dhe prezantimi me skuadren”. Objektivi kryesor i teknikut te ri eshte nxjerrja e bregdetareve nga situata e veshtire ku ndodhen ne kete fillim sezoni. Pas turperimit ne Europa League, me humbjen 8:1 ne fushen e Madheruellit, Flamurtari humbi finalen e Superkupes, ndersa ne kater javet e para te kampionatit ka regjistruar nje fitore ne fushen e Tiranes dhe tri humbje (dy ne shtepi me Dinamon dhe Teuten).

“Ne marreveshjen qe kemi arritur me trajnerin Magani, kerkesa kryesore ka qene kalimi i situates se veshtire ku ndodhemi. Eshte e rendesishme qe skuadra te fitoje besim ne forcat e saj dhe te rikthehet te rezultatet pozitive ne kampionat, theksoi zyrtari i klubit. Opsion per rinovim ne baze te rezultateve? Eshte ende shpejt per te folur rreth kesaj teme. Duhet te punojme hap pas hapi per te rikthyer ekipin ne nivelet e kerkuara. Jane luajtur vetem kater ndeshje dhe kemi shume jave perpara”.
Kryebashkiaku i Vlores, njekohesisht edhe presidenti i klubit Flamurtari, Shpetim Gjika, nuk e kaloi lehte  humbjen 0:3 me Teuten e Mirel Joses. Pas ketij rezultati dhe gafave ne fushe, ne gjaknxehtesi e siper ai hodhi dyshime mbi moralin e disa lojtareve qe jane ne kontingjentin e skuadres.

“Pervec largimit te trajnerit Memushi dhe stafit te tij, do te analizojme edhe situaten brenda skuadres, e cila ka pergjegjesi morale per humbjen me Teuten. Ne radhet e Flamurtarit ka elemente te dyshimte, te cilet kane ndikuar negativisht ne rezultatet negative. Askush nuk mund te tallet me fanellen e kesaj skuadre dhe me investimet e medha qe jane bere per Flamurtarin”, ishin fjalet e Gjikes. Edhe pse fillimisht u mendua se do te kishte masa ndeshkimore, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Perkundrazi, Cipi deklaroi se kjo nuk eshte politika qe ndiqet ne klubin bregdetar.

“Flamurtari nuk eshte nga ato klube ku pas cdo humbjeje duhen bere ‘sakrifica’ me largime lojtaresh apo ku merren masa te tjera ndeshkuese. Humbja eshte nje rezultat i pranueshem ne futboll dhe ajo qe duhet te bejme tani eshte te nxjerrim sa me shpejt skuadren nga kriza e rezultateve”, nenvijezoi ai. “Pas doreheqjes se trajnerit Memushi dhe pranimit te saj nga drejtuesit kemi mbyllur nje cikel. Duhet ta kalojme sa me shpejt kete moment te veshtire dhe te gjithe se bashku, me trajnerin Magani te japim maksimumin per te arritur rezultate te mira”.

Top Channel