Honduras, Zelaja: Do te dialogojme
21/09/2009 22:31
Pak ore pas mberritjes se tij ne Honduras, presidenti i rrezuar i Hondurasit, Manuel Zelaja ka deklaruar se ndodhet ne atdhe per te dialoguar.
“Vij ne paqe dhe per te dialoguar. Nuk mund te perdorim dhunen per t’u ngjitur serish ne pushtet. Zgjedhjet mund te mbahen ne muajin nentor, megjithese ne keto kushte ne te cilat ndodhet vendi nuk mund te garantohet transparence”, eshte shprehur Zelaja.
Zelaja u rrezua nga pushteti ne fund te muajit qershor me ane te nje grushti shteti dhe qe prej asaj kohe ka kerkuar disa here me ngulm rikthimin e tij ne krye te Hondurasit.
Top Channel