Cristiano Ronaldo merr “timonin” e Realit te ri

21/09/2009 13:55

Cristiano Ronaldo rigjen formen dhe golat pas transferimit ne “Santiago Bernabeu”.

Ish sulmuesi i Manchester United eshte pershtatur plotesisht me projektin e Pellegrini-t, duke marre ne dore frenat e skuadres “Merengues”. Portugezi ka shenuar 4 gola ne po kaq ndeshje (tre ne kampionat dhe nje ne Champions League).

Por ajo qe ka me shume rendesi per momentin eshte forma e mire qe po kalon e gjithe skuadra. Kete e ka vertetuar fitorja 5-0 ndaj Xeres dhe po te shtojme ketu edhe fitoren 5-2 ne Zyrih, keto shifra flasin qarte. Aktualisht Real Madrid ndodhet ne vendin e pare te kampionatit bashke me Barcelonen dhe Athletic Bilbao.

Golavarazhi i skuadres “merengues” eshte 11-2, ndersa Barca ka shenuar nje gol me pak. 

Top Channel