Basketboll, Spanja kampione Europe

21/09/2009 11:45

Spanja kampione bote ka fituar edhe trofeun kontinental duke u ngjitur ne majen e basketbollit boteror.

Kombetarja iberike nuk e pati te veshtire ne finalen e zhvilluar ne Katovice te Polonise perballe Serbise duke e mbyllur takimin me rezultatin 85-63. Ky eshte suksesi i pare europian per Spanjen. Lojtari me i mire i ndeshjes ka qene Pau Gasol. Vendin e trete e ka zene Greqia qe mundi 57-56 kombetaren e Frances.

Spanja eshte nje nga kombetaret me te mira ne qarkullim pasi ne vitin 2008 iberiket u renditen pas SHBA-se qe zbarkoi ne Pekin me yjet me te mire te NBA-se.

Top Channel