Obama: Gezuar Bajramin!

20/09/2009 16:05

Presidenti amerikan Barak Obama me ane te nje letre shperndare per shtyp ka uruar te gjithe komunitetin musliman te Amerikes dhe mbare botes me rastin e kremtimeve per Bajramin e Madh.

Ne letren e shperndare nga Shtepia e Bardhe vec urimit per gjithe muslimanet kudo qe ndodhen Obama ka theksuar vlerat qe mbart periudha 30 ditore e sakrifices gjate Muajit te Ramazanit ne luften kunder varferise.

“Teksa myslimanet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne te gjithe boten mbyllin Muajin e Ramazanit dhe festojne Bajramin, une dhe Michelle deshirojme qe te percjellim urimet tona personale ne kete gezim festiv. Ne kete dite te bekuar, ne emer te popullit Amerikan, ne urojme muslimanet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ne gjithe boten: Gezuar Bajramin!”, uron besimtaret muslimane cifti presidencial amerikan, Barack dhe Michelle Obama.

Top Channel