M. United, fitore “shtese” ndaj M. City

20/09/2009 18:10

Nje gol ne minutat shtese te takimit i Michael Owen i dha fitoren 4-3 Manchester United ne derbin kunder Manchester City luajtur ne Old Trafford.

“Djajte e Kuq” kaluan ne avantazh te paret ne minuten e dyte te takimit me ane te nje goli te Wayne Rooney. Ne minuten e 16 City gjen barazimin me ane te Barry-t. Serish United ne avantazh ne minuten e 49 nga Darren Fletcher.

Goli i shenuar nga Greg Bellamy vetem kater minuta me vone do t’i jepte barazimin e perkohshem City-tm, pasi ne minuten e 80 Fletcher do te kaloje serish djemte e Ferguson ne avantazh.

Manchester City shpreson te dale me pike nga Old Trafford dhe gjen golin e barazimit ne minutat shtese te takimit serish me Bellami, por atehere kur mendohej se gjithcka kishte perfunduar ne i sapofuturi ne loje, Michael Owen shenon golin e kater per United duke i dhene trepikeshin skuadres se tij.

Pas ketij takimi Manchester United ngjitet ne kuoten e 15 pikeve ndersa Manchester City peson humbjen e pare ne kete sezon duke mbetur ne kuoten e 12 pikeve.

Top Channel