
Nje nga shkaqet qe ndikon ne dobesimin e lekut eshte deficiti i vazhdueshem ne tregtine me jashte. Ne te gjitha vendet qe Shqiperia kryen shkembim mallrash, rezultati del negativ, ne favor te importeve.
Nga te dhenat e fundit nga administrata doganore, qe i perkasin periudhes janar-korrik 2009, rezulton nje deficit tregtar prej rreth 1.4 miliarde eurosh. Per te kuptuar me qarte humbjen e valutes euro, shikojme raportin e tregtise me vendet e Bashkimit Europian. Me keto vende Shqiperia ka eksportuar rreth 342 milione euro mallra.
Shuma eshte fitim per ekonomine edhe ne aspektin e valutes. Po te shohim importet me BE-ne kemi shpenzuar (valute e dale jashte vendit) rreth 1.1 miliarde euro. Mungesa e valutes euro ne treg ka shkaktuar edhe dobesimin e monedhes vendase, lek.
Pikerisht, me dy vendet qe Shqiperia shpenzon me teper para (lek) jane Italia (42.3 per qind) dhe Greqia (24.4 per qind), te cilat perdorin euron. Per t’u furnizuar nga keto vende (mallra apo sherbime), tregtareve u duhen euro, te cilet e blejne ne tregun vendas.
Tregti kryhet masivisht edhe me vende te tjera ku perdoret euroja, si me Gjermanine (10.3 per qind) dhe Austrine (1.7 per qind). Ne total, raporti tregtar me BE-ne eshte mesatarisht 65 per qind (tre vitet e fundit) dhe diferenca me pjesen tjeter te botes. Verejme se 16 nga 27 vende te Bashkimit Europian perdorin euron.
Ne keto kushte, presioni i vazhdueshem i tregtareve vendas per te blere me shume euro sesa leke, ndikuar nga raporti import-eksport, ka dhene efekte te kursi i kembimit.
Top Channel