Juve bind ne kampionat

20/09/2009 08:25

Juventusi e ka harruar barazimin ne mesjave me Bordone ne Ligen e Kampioneve menjehere reagon duke marre kryesimin e Serise A pasi ka fituar 2-0 ndaj Livornos ne javen e katert te kampionatit italian.

Shume shpejt qe ne minuten e tete te takimit pas nje krosimi te kamoranezit, Jakuinta ne qender te zones shenon zhbllokon rezultatin duke kaluar skuadren e tij ne avantazh.

Nuk ndihen aspak mungesat e shumta ne formacionin e bardhezinjve te cilet kane dominuar bindshem pjesen e pare, brenda se ciles shenuan edhe golin e dyte.

Serish protagonist eshte shfaqur Mauro Kamoranezi i cili filtron topin mes mbrojtesve per te nxjerre te vetem Markizion, qe finalizon ne menyre perfekte.

Ne mbyllje te takimit pas nje goditje denimi ka qene serish Jakuinta qe i afrohet golit te trete, por eshte treguar pozicional portieri i Livornos.

Ne pjesen e dyte ka qene pikerisht skuadra Mike qe ka kerkuar nje gol nderi ne Dele Alpi, por me gjithe presionin dhe rastet e shumta, nuk ia doli mbane te mposhte, Bufon.

Kjo fitore e ngjit ne kuoten e 12 pikeve Juventusin, nje kryesim ky provizor per bardhezinjte.

Nderkohe ndeshja tjeter e Serise A e zhvilluar diten e shtune mes Napolit dhe Udinezes ka perfunduar ne barazim 0-0, duke i ndare nga nje pike dy skuadrave te mesit te renditjes.

Top Channel