Tragjedi ne futboll, humbet jeten Brian Filipi

19/09/2009 09:50

Tragjedi ne futbollin shqiptar ku i riu 20 vjecar Brian Filipi ka vdekur pas nje aksidenti ne vendin fqinje, Itali. (UPDATE)

I riu i futbollit shqiptar po ecte bashke me nje shok ne nje aks rrugor ne Ravena te Italise kur u shtyp nga nje makine qe doli nga karrexhata. Filipi humbi jeten menjehere pasi goditja e makines ishte fatale.

Ne aksident jane plagosur edhe dy persona te tjere, te cilet rrefejne se makina e hodhi disa metra ne ajer te riun 20 vjecar nga Shqiperia. Brian Filipi aktivizohej prej disa vjetesh me ne ligat veriore te futbollit italian, dhe kishte debutuar me kombetaren shqiptare U-21 ne ndeshjen e vitit te shkuar kunder Greqise.

Ravenna i ka bere nje kerkese tek Lega Pro per te mos e zhvilluar ndeshjen e dites se diele kunder Foggia-s, e vlefshme per serine B te divizionit Lega Pro. Lojtaret dhe trajneri i Ravenas jane shprehur se nuk do leshojne deklarata deri diten e marte.

Top Channel