Tirana i premton Halilit fitoren

19/09/2009 08:00

Starti jo i mire i Tiranes ne kete fillim sezoni nuk ka bindur. Dy fitoret minimale me Skenderbeun (1-0) e Gramozin (1-0), te shoqeruara keto edhe me humbjen e javes se pare kunder Flamurtarit (1-3) ne kryeqytet e kane shqetesuar drejtuesit e larte te klubit bardheblu.

Takimi i sotem me Besen shikohet si i nje rendesie te vecante, pasi luhet perballe nje skuadre, e cila pas tre fitoreve ne tre ndeshjet e para i eshte imponuar sezonit 2009-2010 si nje pretendonte per titull. Nje gje e tille ka zbritur ne fushen sportive “Skender Halili” edhe presidentin Refik Halili.

Ky i fundit, pasi ka ndjekur seancen e fundit stervitore, eshte takuar edhe me futbollistet per t’ju dhene kuraje ne prag te nje sfide delikate si kjo. Ndersa lojtaret nga ana e tyre i kane premtuar atij fitoren ndaj Beses. Garant per realizimin e ketij premtimi ka hyre edhe trajneri Ilija Loncarevic, i cili me pas ka theksuar per gazetaret se ka besim te plote te skuadra per marrjen e 3 pikeve nga kjo ndeshje: “Jemi mire dhe shpresojme te fitojme”.

Ne fakt, Tirana do te perballet te shtunen pikerisht me kavajasit, nje prej skuadrave qe ka zhvilluar merkato te fuqishme, dhe per me teper ka ne pankine Shpetim Duron, nje ish-ndihmes i trajnerit te Kombetares shqiptare, kroatit Oto Baric. Trajneri 64-vjecar he per he u eshte kenaqur pikeve te plota me skuadrat e ardhura nga nje kategori me poshte, kjo nisur edhe nga mungesat e shumta qe ka pasur skuadra. Loncarevic nuk do te kete ne dispozicion te demtuarit Memelli, Mukaj, Devolli e Dabulla dhe te skualifikuarin Nallbani.

“Kemi disa mungesa te rendesishme, sqaron me tej tekniku kroat. Nuk mund te them nje date se kur do te jemi me te fuqishem, pasi kemi ende shume mungesa, pra do te nevojitet dhe pak kohe per te bere nje skuader shume te fuqishme. Kjo eshte arsyeja qe s’kemi prodhuar loje dhe aq te mire, pasi jemi duke eksperimentuar me pozicionet, si pasoje e mungesave”. Loncarevic e ka studiuar kundershtarin dhe kerkon respekt per ta.

“Besa eshte kundershtar i veshtire dhe une e di mire se kjo eshte nje sfide shume e rendesishme”. Gjithsesi ai beson se grupi i futbollisteve te tij do ta fitoje kete ndeshje. “Une kam besim te plote se fiton Tirana. I gjithe problemi qendron te koka jone, te mendja jone: nese duam, e arrijme gjithcka”. Trajneri bardheblu i shikon si faktor pozitiv, qe takimi do te zhvillohet me drita, nje gje qe ia shton atij optimizmin, ndoshta edhe sepse kavajasit nuk jane mesuar te luajne ne kushte te tilla.
 
 

Top Channel