Tatimet, 7 dege realizuan planin e gushtit

19/09/2009 08:35

Muaji gusht eshte per t’u harruar nga administrata tatimore, pasi paraqet nivelin me te ulet te arketimeve me realizim rreth 85 per qind.

Niveli i dobet u shkaktua nga mosrealizimi i te ardhurave nga te gjitha taksat, perfshi TVSH, akcize, tatim-fitim, kontributet shoqerore e deri te tatimi mbi te ardhurat. Nga 36 dege tatimore, vetem shtate prej tyre kane mundur te realizojne planin e kerkuar nga Ministria e Financave. Ato jane Saranda me 118.9 per qind, Mirdita 102.2 per qind, Kukesi 112.4 per qind, Kruja 102 per qind, Dibra 105.8 per qind, Devolli 102.2 per qind dhe Kolonja 112 per qind.

Deget e tjera tatimore, qe mbulojne qytet kryesore si Tirana, Durresi, Fieri, Shkodra, Vlora etj., kane dale me humbje ne te ardhurat nga taksat, madje dhe taksapaguesit VIP (76.4 per qind). Te dhenat i referohen muajit gusht, krahasuar me vitin 2008, per te njejten periudhe.
Tirana, qe mban numrin me te larte te bizneseve, ka nje realizim plani jo me shume se 82.4 per qind, ose 1 miliard e 723 milione leke me pak.

Durresi, qyteti-port me i madh ne vend, ka mundur te mbledhe vetem 90 per qind te taksave, ose 63 milione leke manget. Nje tjeter qytet-port dhe me turizem te zhvilluar pikerisht ne muajin gusht, kur biznesi xhiron te ardhurat me te larta, ka dale deficit ne arketime. Nga te dhenat, dega e Vlores e ka realizuar planin me 84.5 per qind, ose 56 milione e 515 mije leke me pak.

Deget me humbjen me te madhe jane Bulqiza me 64.8 per qind, Delvina me 65.8 per qind, Mallakastra me 75 per qind dhe Tepelena 71.6 per qind.

Si 8-mujor, numri i degeve tatimore qe ka realizuar planin rezulton me i larte, por serish qytetet e medha dalin me humbje. Ne teresi, administrata tatimore ne muajin gusht ka mbledhur rreth 85 per qind te taksave, ose 2 miliarde leke me pak.

Top Channel