Piquet, prapaskenat e denoncimit te skandalit

19/09/2009 13:15

Zbulohen disa nga pergjigjet qe i ati i pilotit Nelsino Piquet ka dhene gjate 17 gushtit ne Londer ne lidhje me hetimet per skandalin e gares se Singaporit ku mendohet se Piquet u urdherua te perplasej per te favorizuar shokun e skuadres, Fernando Alonso.

Nelson Piquet senior iu eshte pergjigjur pyetjeve te agjencise “Quest” nga hetuesit Martin Smith dhe Jake Marsh ne prani te avokatit Patrick Garrison. Pyetjet zgjaten per 54 minuta e 34 sekonda.

Aksidenti
Piquet: E pashe aksidentin ne tv dhe nuk e besova se mund te kishte ndodhur vertete pasi ishte e pamundur. Menjehere pas gares telefonova djalin por ai nuk m’u pergjigj ne telefon. Edhe gjate dy diteve me pas nuk arrita te flisja me te.

Telefonata
Piquet: Me telefonoi shoku i djalit Felipe Vargas i cili me tha se duhej te me tregonte dicka te pabesueshme. Me tha se ishte i bindur qe Nelsinho ishte urdheruar te perplasej per te fituar Alonso. Thashe me vete: Ta marre dreqi, si eshte e mundur? Doja te merrja nje avion dhe te shkoja menjehere ne Singapor. U qetesova disi dhe nuk bera asgje sepse dy gara me pas do vinte ne Brazil.

Whiting
Piquet
: Njoh dike me te cilin kam garuar dhe tashme ai eshte ne strukturat e FIA-s. Quhet Charlie Whiting dhe e pyeta per pasojat qe mund te kishte per Nelsinho-n nese e publikoja historine. Me tha se nuk mund te me jepte nje pergjigje por une i thashe se kjo gje do kishte efekt te madh ne garat e F1. Ia rrefeva te gjithe historine dhe ai me tha: Shiko, nuk kam asnje dyshim qe kjo gje eshte programuar por nuk mund te provojme asgje. 

Nelsinho
Piquet:
Ne Brazil i thashe se nuk me pelqente te qendronte tek Renault. I thashe se mund te shkonte edhe ne nje skuader me te vogel. Ai mendonte se nuk ishte gjeja e duhur pasi te gjitha gazetat braziliane shkruanin se Renault po e perzinte. Flavio erdhi dhe me tha: Nuk e perze por dua nje kontrate. I thashe se ishte e pamundur dhe se po i shkaterronte karrieren. I thashe qe nese deshironte te mbante Nelsinho-n, makinat duhej te ishin te njejta. 

Ecclestone
Piquet:
Ne Hungari Bernie me takoi dhe me pyeti se cfare problemi kishte mes Briatore-s dhe Nelsinho-s. Une i thashe atij gjithe historine. Ai me keshilloi qe kete gje mos ta publikoja ne shtyp. E pyeta: Cfare duhet te bej? M’u pergjigj: Injoroje…”.

Mosley
Piquet:
I Telefonova Max Mosley-t dhe i kerkova te flisja me te. U Takuam, i fola per problemin. Ai me tha se ishte ne dijeni te ketij problemi por per momentin nuk mund te behet asgje sepse nuk ka prova.

Alonso
Piquet:
Pa dyshim qe ai kishte makinen me te mire. Nese me pyesni a e dinte Alonso cfare do te ndodhte ne Singapor? Une mendoj se ai ishte plotesisht ne dijeni. 

 

FOTO GALERI
1/2
Perplasja me "dashje" ne Singapor

Top Channel