Kerkimi shkencor, dyfishim te buxhetit

19/09/2009 08:30

Ministri i sapoemeruar prane dikasterit te arsimit, Myqerem Tafaj, ishte i pranishem dje ne Konferencen Nderkombetare te organizuar nga Universiteti i Tiranes dhe Akademia e Shkencave me teme “Menaxhimi i ndotjes se mjedisit dhe mbrojtja e tij”.

“Kerkimi shkencor, nxitja e kerkimit shkencor dhe zhvillimi i shpejte i tij, teknologjise dhe inovacionit ne Shqiperi, programi i qeverise parashikon nje rritje me dy here te buxhetit te shtetit. Sigurisht kjo eshte vetem nje nga prioritetet, eshte pjese integrale e te gjithe programit tone qe prek arsimin e larte dhe shkencen”, deklaroi dje ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Sipas tij, ajo qe nevojitet eshte kerkimi shkencor i integruar me arsimin e larte dhe ne radhe te pare ne sherbim te arsimit te larte dhe sigurisht ne sherbim te zhvillimit te shpejte te ekonomise dhe te shoqerise shqiptare.
Per sa i takon vitit te ri shkollor, Tafaj ka deklaruar se po ecen mire, pavaresisht se pjese e ketij viti jane edhe nje sere problematikash.

Ndersa per regjistrimet ne universitete, ministri ka sqaruar: “Universitetet kane perballuar me sukses nje numer dy here me te madh studentesh ne mandatin e pare. Ka qene nje sfide per universitetet, ka qene nje bashkepunim i shkelqyer, nje mbeshtetje e fuqishme qe ata u kane dhene objektivave politike. Qeveria ne mandatin e dyte do te investoje me perparesi ne ndertim godinash te reja, deri ne kampuse te reja.
Ne do te fillojme me ndertimin e kampuseve, per te perballuar rritjen e numrit te studenteve drejt asaj shifre, 150000 studente. Dhe Shqiperia duhet te kete 150000 studente”. Ne lidhje me maturen shteterore, ministri u shpreh se matura shteterore do te konsolidohet drejt nje mature shteterore te standardeve europiane, qe gjimnazistet shqiptare te hyjne ne cdo shkolle te Europes dhe te botes pa ndonje provim plotesues.

Top Channel