Itali, te henen homazhet per Brian Filipin
19/09/2009 21:30
Do te mbahet te henen ne oren 15:30 ne Cervia ceremonia ne nder te Brian Filipit, sulmuesi shqiptar i klubit te Ravenes qe humbi jeten mbremjen e djeshme pasi u shtyp nga nje automjet.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave pas ceremonise arkivoli do te niset per ne Shqiperi, ku do te behet edhe varrimi.
20 vjecari po ecte me nje shok te skuadres, Stefano Scappini, kur papritur pas tyre doli nje makine qe e goditi trupin e shqiptarit duke e lene te vdekur ne vend.
Filipi konsiderohej si nje nga lojtaret me premtues te klubit italian te futbollit, qe aktualisht ndodhet ne divizionin e pare te Serie B.
Top Channel