
I lodhur nga qindra kerkesa per pune, konkretisht plot 1200 ne rajonin e Fierit, si dhe nga presioni per zbatimin e reformes ne arsim, shefi i burimeve njerezore ne Drejtorine Rajonale Arsimore Fier, Koci Papuciu, ka dhene doreheqjen e parevokueshme.
Lajmi eshte konfirmuar nga drejtuesit e DRA-se, si dhe nga inspektoret e arsimit, te cilet u jane pergjigjur aplikanteve per pune se duhet te presin disa dite per shkak se departamenti i burimeve njerezore nuk ka drejtues.
Diten e enjte, me anen e nje letre derguar drejtorit te DRA-se se Fierit, Tahir Kastrati, shefi i burimeve njerezore, Koci Papuciu, ka komunikuar se nuk deshironte te mbante me postin e kreut te burimeve njerezore. Shkresa eshte lene ne tavolinen e drejtorit Kastrati, i cili menjehere pas njohjes se ketij vendimi mesohet se ka kerkuar takim me shefin e dorehequr.
Burime nga Drejtoria e Arsimit Fier sqaruan se shkaku i doreheqjes se Koci Papuciut ka qene mosperballimi i situates se krijuar ne kete fillimvit arsimor lidhur me emerimet e reja. Por, me e paperballueshme per kreun e burimeve njerezore ka qene reforma ne arsim, ku mesohet se 200 mesues jane prekur prej saj. Zyrtarisht drejtori Tahir Kastrati ka thene se pas emerimit te ministrit te ri te arsimit pritet qe dhe deget rajonale te arsimit, si dhe te gjitha institucionet vartese te MASH, te riformatohen.
Tahir Kastrati ka thene se edhe ai vete mund te ndryshoje post si shkak i vendosjes se nje ministri te ri. Lidhur me emerimet dhe reformen ne arsim, Kastrati sqaroi se jane marre ne fillim te ketij viti arsimor e jane depozituar afro 1200 kerkesa per pune nga mesuesit e rinj, por i bindur ai ka thene se asnje mesues i ri nuk eshte marre kete vit arsimor. Me 15 shtator kane humbur vendin e tyre te punes si ne sistemin shteteror 9-vjecar, ashtu dhe ne ate te mesem afro 200 mesues, si pasoje e reformes ne kete sektor.
Prej ditesh ne Fier po perfliten edhe emrat e rinj qe do te drejtojne DRA-ne. Nder emrat e diskutuar jane Suzana Numani, kandidatja e 16 per deputete nga lista e PD-se per Qarkun e Fierit, e cila sot drejton nje shkolle private, si dhe Majlinda Verria, e cila aktualisht mban postin e sekretares se pergjithshme te prefektures. Koci Papuciu njihet per kontribut te gjere ne fushen e arsimit fierak, nderkohe qe para mbajtjes se ketij posti ka qene kryeinspektor i arsimit, vendi i te cili u nderrua me Ilir Lugen.
Top Channel