Ducati, Casey Stoner rikthehet

19/09/2009 14:35

Nje lajm i mire vjen pas disa javesh per skuderine Ducati pasi Casey Stoner e ka rimarre veten dhe pritet te zbrese ne pista sa me shpejt.

Australiani vuajti nga nje semundje ende e pamesuar, por sipas mjekeve nuk ka pasur patologji, thjesht lodhje ekstreme. Ducati duhet te nise punen per te rigjetur hapin e kundershtareve Rossi e Lorenzo, te cilet tashme po e zhvillojne luften te vetem, duke e kthyer kampinatin ne nje ceshtje vetem te skuderise Yamaha.

Aktualisht Rossi ndodhet 30 pike larg spanjollit Lorenzo pas fitores se arritur ne Misano, vetem pak km larg shtepise se tij.

Top Channel