Bundesliga, Bajern fiton serish

19/09/2009 18:40

Bajern ka vazhduar me rezultatet pozitive edhe ne javen e gjashte te Bundesliges. Pas triumfit me Dortmundin javen e kaluar dhe ate ne Champions me Makabi Haifa, kete here skuadra e Van Gal ka mundur me veshtiresi ne “Alianz Arena” 2-1 Nurnbergun.

Pas nje pjese te veshtire per Bajernin, ne te dyten traineri holandez hodhi ne fushe dyshen Ribery–Olic, vendim ky qe rezultoi i suksesshem, pasi sulmuesi kroat shenoi golin e avantazhit per Bajernin.

Vendasit ishin prane dyfishimit te rezultatit dhe ne momentin me te mire te tyre, ata u ndeshkuan nga Cupo-Moting. Por bavarezet nuk e leshuan lojen, u hodhen ne sulm tashme ne kerkim te golit te fitores.

Portieri i skuadres mike nuk lejoi ne disa raste Klose dhe Timoshuk te shenojne, situate e cila zgjati deri ne minuten e ‘82. Belgu Van Bujten, fale shtatlartesise se tij arriti te shnderroje ne gol nje top te ardhur nga holandezi Roben.

Ky gol mbylli ndeshjen dhe i dhuroi Bajernit 3 pike te rendesishme duke e rikthyer ate mes skuadrave kryesuese.

Nderkohe, ka perfunduar ne barazim 1-1 sfida Hanover–Dortmund, Mainz ka fituar 3-2 ne transferten e Bohumit, nderkohe qe Hofenhajm ka permbysur rezultatin duke fituar 4-2 me Menshengladbahun.

Top Channel