Vendimi per raketat, pakenaqesi ne Poloni e Ceki

18/09/2009 12:40

Vendimi per mosvendosjen e sistemit te raketave ne Poloni dhe Ceki eshte pritur mire nga Rusia por ka shkaktuar pakenaqesi ne dy vendet aleate me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev deklaroi se ky vendim i hap rruge bashkepunimit te metejshem.

Por ajo qe shihet si ngrohje e marredhenieve mes SHBA dhe Rusise, nuk eshte pritur mire nga dy vendet e Evropes Lindore, Polonise dhe Cekise, aleate besnike te Amerikes.

Ish-presidenti polak u shpreh ‘se tani e kupton qarte se cfare politike po ndjek administrata Obama ndaj Polonise”.

Ndersa ish-kryeministri cek, Topolanek theksoi se ‘tashme vendi i tij nuk i intereson me amerikaneve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA