Ujkani largoi Fontanen nga Palermo

18/09/2009 09:45

Samir Ujkani eshte njeriu qe largoi veteranin Alberto Fontana nga Palermo. Nje gje e tille eshte zbuluar dje nga shtypi sicilian, i cili ka theksuar se perjashtimi i ish-portierit te njohur nga skuadra e cila drejtohej atehere nga trajneri Davide Ballardini, u shoqerua me shume pikepyetje.

Te gjithe menduan se shkak per largimin e tij u be ardhja e portierit aktual Marko Amelia.

Por dje eshte zbuluar se si fillim ndikoi vendimi i trajnerit, i cili e vleresonte si faktor negativ moshen e madhe te Fontanes ne stervitje.

Ndersa goditja perfundimtare erdhi nga permiresimi i madh i Ujkanit, portierit aktual te Shqiperise, tek i cili klubi sicilian mbeshtet besimin per te ardhmen dhe per kete arsye u dha ne forme huazimi te Novara ne serine C1.

Per koincidence, tashme Fontana eshte zevendesi i Ujkanit te skuadra e kategorise se trete italiane.

Top Channel