
24 oficere te policise shqiptare kane perfunduar nje kurs trajnimi te financuar nga SHBA ne Tirane, per parandalimin e aktiviteteve terroriste.
Ministri i Brendshem Lulzim Basha, tha ne nje ceremoni te zhvilluar me kete rast se, lufta kunder terrorizmit eshte nje platforme ku bazohet bashkepunimi mes te dy vendeve.
Basha tha se, ne luften kunder fenomeneve kriminale qe ushqejne terrorizmin duhet te kontribuojne te gjithe.
Ndersa zevendesambasadorja amerikane, zonja Deborah Jones, siguroi se ambasada e SHBA dhe qeveria amerikane do te vijojne mbeshtetjen per permiresimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e burimeve njerezore te Policise se Shtetit.
Ne kete kurs trajnimi oficeret kane marre njohuri per temat kryesore, te drejtat e njeriut, rrymat e terrorizmit, survejimi, financimi i terrorizmit, e te tjera.
Top Channel