Shtyhet mbledhja e Keshillit Bashkiak

18/09/2009 15:45

Shtyhet  per here te dyte mbledhja e Keshillit Bashkiak e planifikuar per te bere zevendesimin e keshilltareve te rinj, pas largimit te atyre qe u mandatuan si deputete ne parlament si dhe per te prezantuar planin rregullues te Tiranes.

Por pas betimit te keshilltareve te rinj, ne momentin kur do te niste prezantimi i planit, nga presidenti i Kompanise zviceriane ‘Urba Plan’, qe ka asistuar ne hartimin e tij ka reaguar kryetari i keshillit, Sokol Dervishi i pasuar nga keshilltare te PD-se, te cilet nuk kane lejuar qe prezantimi i planit te behej i regjistruar.

Mbledhja e keshillit bashkiak ishte njoftuar te zhvillohej ne daten 16 shtator, ku sipas bashkise presidenti i ‘Urba Plan’ do te ishte prezent dhe u largua kur kjo mbledhje u shty per diten e premte.

Ne mbledhjen e radhes se keshillit bashkiak, keshilltaret pasi te njihen me planin do te mund te drejtojne edhe pyetje rreth tij pasi materiali i eshte shperndare ne CD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB