Sipas studimit me te fundit te kryer nga Shkolla Mjekesore e Harvardit thuajse 45 mije amerikane vdesin cdo vit si pasoje e mungeses se sigurimeve shendetesore.
Kjo shifer perkon me nje person ne cdo 12 minuta. Ne Shtete e Bashkuara te Amerikes jane rreth 46.3 milion persona te rritur te te cilet nuk jane te mbuluar nga sigurimet shendetesore dhe sipas ketij studimi qe te gjithe personat ne fjale kane rreth 40 perqind me shume mundesi per te vdekur ne krahasim me personat qe jane te siguruar.
Studimi tregon qe situata eshte perkeqesuar ndjeshem. I njejti studim i kryer ne 1993 rezultoi se personat qe ishin te privuar nga sigurimet shendetesore kishin 25 perqind me shume mundesi per te vdekur se sa ata qe ishin te siguruar, ndersa ne 2002 rreth 18 mije persona vdiqen si pasoje e mungeses se sigurimit shendetesor.
Studim i kryer ne periudhen kur presidenti Barak Obama po kerkon me ngulm zbatimin e reformes ne shendetesi, do te “furnizoje” me elemente te rinj mbeshtetes projektin e shefit te Shtepise se Bardhe.
Top Channel