
Nje grua e moshuar humbi jeten sot ne spitalin e Lushnjes ndersa bashkeshorti i saj eshte ne gjendje te rende. Ata mendohen se mund te jene helmuar nga ushqimet mengjesin e sotem.
Te dy bashkeshortet nga fshati Cerme, praktikues te islamit mengjesin e sotem kane konsumuar ushqimin sipas rriteve te Ramazanit por nuk jane ndjere mire dhe kane lajmeruar te afermit.
60-vjecarja Zoje Hida nuk ka mundur te shpetoje ndersa mjeket kane mundur te nxjerrin nga gjendja kritike bashkeshortin e saj. Ai tashme ndodhet ne spitalin e Lushnjes dhe mjeket po kerkojne shkaqet e kesaj vdekje.
Ushqimet e konsumuara nga dy bashkeshortet jane derguar ne laborator per analiza mendohet se lenda helmuese qe i mori jeten 60-vjecares eshte nje kimikat per bujqesine me baze fosfori.
Top Channel