Kukes, protesta per shkollen
18/09/2009 12:40
Mos hapja e nje shkolle te mesme ne fshatin Bushtrice te Kukesit ka detyruar banoret e 15 fshatrave te Kukesit dhe nje komune te Dibres te protestojne me ane te nje peticioni drejtuar Drejtorise Arsimore te Kukesit.
Ata kerkojne hapjen e shkolles sipas urdherit te dhene nga Ministria e Arsimit, por per mungese te mesuesve Drejtoria Arsimore nuk e ka zbatuar urdherin.
Banoret e zones ne shenje proteste thone se nuk do lejojne as femijet qe te shkojne shkollen 9-vjecare.
Kerkesa eshte mbeshtetur edhe nga pushteti vendor ne keto komuna.
Keshilltaret e komunes Bushtrice thone se mund te gjenden mesuesit per te hapur kete shkolle te mesme te pergjithshme.
Top Channel