
Numri 2 i Milanit, Adriano Galliani ben thirrje qe futbolli italian te marre masa per te rritur sa me shpejt nivelin.
“Jemi shume afer humbjes se vendit te trete ne renditjen e UEFA-s pas rezultateve ne Champions dhe Europa League. Kemi vetem dy pike avantazh ndaj Gjermanise dhe ka shume mundesi te humbasim nje vend ne Champions”, thekson Galliani.
Milani i tij qe shfaqet me dy fytyra, nje te dobet ne kampionat dhe nje tjeter ne Champions, pasi eshte e vetmja skuader mes italianeve te Champions qe arriti te fitoje. “Duket qarte se kemi dicka me shume sepse perndryshe nuk do ishim e vetmja skuader italiane qe ka fituar trofe ne kete mijevjecar. Kemi dicka ne nivel shoqerie dhe lojtaresh qe te tjeret nuk e kane”, shprehet Galliani.
Top Channel