
“Nuk ka qene nje lamtumire pa dhimbje ajo e Eto’o ndaj Barcelones”. Keshtu shprehet agjenti i lojtarit kamerunas pak dite pas ndeshjes se Champions League ku lojtari afrikan u perball me ish skuadren e tij, duke fshehur jo pak emocione.
“Tashme e dime mire se vendimin per largimin e Eto’o e ka marre trajneri por respektojme gjithcka”, shprehet agjenti. Gjithesesi, sulmuesi e pershendeti trajnerin Guardiola pas ndeshjes sepse sipas agjentit, eshte nje gjest qe e ndiente ta kryente.
Ne vijim te intervistes, agjenti Mesalles shton se Eto’o eshte i lumtur tek Interi. “Ne Milano ka gjithcka. Inter eshte nje shoqeri e madhe dhe ai eshte i mirepritur nga te gjithe, qe nga presidenti dhe deri tek gjithe ndihmesit e skuadres. Gjithashtu edhe Mourinho e respekton dhe i ka dhene shume besim”, perfundon agjenti.
Top Channel