Bushati: PS, njesoj si nderkombetaret

18/09/2009 19:55

Nje prej deputeteve te PS, i angazhuar deri pak kohe me pare me ceshtjet e integrimit te vendit ne BE, Ditmir Bushati, ne nje interviste per Top Channel shpejgon se qendrimet e nderkombetareve dhe PS per zgjedhjet konvergojne.

Socialistet, sipas tij, nuk kane bojkotuar por kane vendosur nje raport te kushtezuar me Kuvendin.

“Ne ndajme te njejtin qendrim me Brukselin se debati demokratik behet ne Kuvend, por per te mundesuar pjesemarrjen ne Kuvend duhet bere nje kontroll i votes se sovranit. Nese kryeministri tha se eshte gati te ndryshoje Kushtetuten qe ne te tkhehemi ne Parlament, perse nuk hap 20 kuti te qendrave te votimit ne Kamez”, ka pohuar Bushati.

Por zoti Bushati i jep pergjigje dhe shqetesimit te kryeministrit, sipas te cilit qendrimi i opozites ndaj Kuvendit pengon liberalizimin e vizave.

“Kemi te bejme me nje spekulim te kryeministrit Berisha. Opozita i ka bere nxitje qeverise shqiptare qe te aplikoje per statusin e kandidatit dhe per heqjen e regjimit te vizave. Nuk shoh asnje veprim tonin qe do te ishte pengese per liberalizimin e vizave”, ka nenvizuar Bushati.

Socialistet nuk kane ne plan te terhiqen nga vendimi per te mos marre pjese ne Kuvend derisa shumcia te pranojne hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Argumenti kryesor qe sipas tyre u nenvizua edhe nga nderkombetaret eshte numerimi i keq ose shume i keq i votave ne nje te treten e vendit.

Top Channel