Adebayor: Nuk doja ta demtoja Van Persie

18/09/2009 15:15

“Me vjen keq per Robin por nuk mund te pendohem per dicka qe nuk doja ta beja”.

Me kete koment, Emmanuel Adebayor i hedh benzine zjarrit pas tensionit ne ndeshjen Manchester City-Arsenal, ku pervec nderhyrjes se rende ndaj sulmuesit holandez, lojtari nga Togo ka acaruar edhe tifozet londineze duke festuar perballe tyre golin.

“Ata qe me njohin e dine shume mire se nuk do t’i beja keq askujt, aq me teper kur behet fjale per nje ish shok”, shton sulmuesi “Citizen”. Me tej, ai shton se eshte i lumtur qe Van Persie nuk ka pesuar nje demtim serioz.

Adebayor nuk do luaje ne derbin e fundjaves kunder United pasi eshte skuafikuar nga federata. “Jam fyer nga persona qe para disa muajsh kendonin emrin tim. Une shenova dhe mendova t’u tregoja tifozeve se nuk benin mire qe me fyenin”, shton shtatlarti afrikan. 

Top Channel