WFP: Mbi 1 miliard njerez vuajne urie

17/09/2009 04:40

Rezervat ushqimore globale jane ne nivelin e tyre me te ulet ne 20 vitet e fundit megjithese personat e uritur jane ne numrin e tyre me te larte.

Kjo eshte deklarata e Josette Sheeran, drejtoreshe ekzekutive e Programit te Kombeve te Bashkuara per Ushqimin, duke shtuar se organizata eshte duke u perballuar me nje sfide te veshtire dhe te rrezikshme.

“E verteta eshte qe kriza ekonomike ka goditur qe te gjitha vendet e botes, shumicen e tyre ne heshtje duke e renduar me shume situaten e miliona personave qe jetojne me minimumin jetik”, eshte shprehur me tej Sheeran.

Sipas WFP-se ( World Food Program ), kete vit numri i personave qe vuajne urie ka kaluar shifren 1 miliard nderkohe qe programi ka ne dispozicion nje fond prej 2.6 miliard dollaresh qe mund t’u shuaje urine vetem 108 milion personave.

Top Channel