Rama: Te bashkohemi ne koalicion opozitar

17/09/2009 15:15

Gara per kreun e Partise Socialiste vijoi ne qytetin e Kukesit mes dy kandidateve Rama dhe Lakrori.

Vetem disa ore pasi hodhi piketat e rithemelimit te se majtes ne nje takim me krere te ketij formacioni politik ne peze, zoti Rama foli ne Kukes per idene e bashkimit ne nje koalicion opozitar te mbeshtetur ne vlera dhe parime.

Kryetari ne detyre Edi Rama duke folur per zgjedhjet e 28 qershorit tha se Partia Socialiste nuk mund te fale numerimit keq ose shume keq te votave ne nje te treten e vendit, pasi nese ndodh kjo sic tha ai ne Shqiperi nuk do te mbahen me kurre zgjedhje te lira dhe te ndershme.

“Nuk mund te shkojme pa kushte ne parlament, sikur ky institucion te ishte normal dhe te bejme legalizimin e ndertimit pa leje te Berishes qe ka me Ilir Meten”, u shpreh Rama.

Ndersa kandidati tjeter per kryetar te PS-se, Maqo Lakrori u perqendrua ne fjalen e tij ne dy pika te platformes tek ndryshimet statutore dhe vlerat e demokracise ne parti.

Anetaresia e PS-se eshte thirrur te votoje per kreun e saj, me date 26 shtator permes parimit nje anetar nje vote.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta