Kuzhe ne Vjene per Salihin

17/09/2009 10:25

Trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, do te jete i pranishem sot ne stadiumin “Ernst Hapel” te Vjenes, per te ndjekur nga afer sfiden ndermjet Rapidit dhe Hamburgut.

Ne ndeshjen e pare te Grupit C ne Ligen Europiane, drejtuesi i stolit kuqezi shpreson te shohe ne aksion sulmuesin Hamdi Salihi, i cili u bashkua me skuadren e drejtuar nga Peter Pakult ne çastet e fundit te merkatos.

“Bomberi” shkodran e ka nisur ne menyren me te mire aventuren me ekipin e ri, duke shenuar golin e barazimit 2:2 ne debutimin perballe Salzburgut.

25-vjeçari konfirmoi se nuk ka probleme me integrimin dhe leshoi sinjale te forta se kerkon nje fanelle titullari te gjigantet vjeneze. Kuzhe do te jete mes 53 mije te pranishmeve per te pare Salihin ne aksionin: loja e sulmuesit pelqehet nga kroati 56-vjeçar, i cili e ka aktivizuar gjithmone si titullar, qe prej emerimit ne krye te Shqiperise.

Rapidi do te kerkoje te beje surprizen perballe gjermaneve qe gjate sezonit te kaluar ishin gjysmefinaliste te Kupes UEFA. Kjo skuader ka potencial, pasi ne turin e fundit eliminator, eliminoi anglezet e Aston Viles.

Pasi te vezhgoje Salihin, Kuzhe do te udhetoje drejt Ukraines. Te shtunen, me 19 shtator, trajneri do te ndjeke “derbin shqiptar” ne Vyscha Liga, ku Vorskla e Dallkut, Currit e Januzit luan perballe Krivbasit te Bulkut, Agollit, Hidit e Bylykbashit.

Top Channel