Altin Haxhi, debutim me fat ne Champions

17/09/2009 10:40

Duhej te priste moshen 34-vjeçare per te debutuar ne aktivitetin me prestigjioz per klube, Ligen e Kampioneve.

Per Altin Haxhin, ne perballjen e se martes, ku Apoel Nikosia barazoi 0:0 ne fushen e spanjolleve te Atletikos se Madridit u kurorezua nje enderr.

Ish-mbrojtesi i Kombetares u aktivizua gjate gjithe 90 minuteshit, edhe pse ne minuten e 40 te lojes rrezikoi t’i dhuronte madrileneve golin qe do vlente tri pike.

Haxhi tregoi pasiguri, duke lejuar Zhoze Manuel Zhuradon te rrezikonte porten, por per fatin e tij, ish-sulmuesi i Majorkes gaboi.

Per gjirokastritin ky ishte edhe nje rikthim pas pezullimit per kartonin e kuq qe mori ne sfiden eliminatore perballe FC Kopenhagen. Haxhi behet lojtari i gjashte kuqezi qe luan ne Champions, pas Hasit, Canes, Beqajt, Berishes dhe Bozgos.

Top Channel