Liga e Kampioneve “ndez motoret”

15/09/2009 22:40

Mbyllen ndeshjet e para per grupet A, B, C dhe D te vlefshme per kompeticionin me prestigjoz European, UEFA Champions League.

Keshtu ne grupin A Juventus ndalet nga francezet e Bordo me rezultatin 1-1. Golit te Iakuintes ne minuten e 63 te pjese se dyte iu pergjigje Plasil ne minuten e 75.

Bajern Munih fiton ne fushen e veshtire te izraeliteve te Makabi Haifa 3-0. Te tria rrjetat jane gjetur nga gjermanet ne pjesen e dyte. Serine e golave e hapi Van Bujten ne minuten e 64 per t’u ndjekur nga nje dygolesh i 20 vjecarit Tomas Myler.

Ne grupin B Mancester Junajted fiton ne Turqi kunder Beshiktash me rezultatin e ngushte 1-0. Goli u shenua nga Vidic ne minuten e 90.

Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Volfsburg mund CSKA Moske me rezultatin 3-1. Tre golat per kampionet gjermane u shenuan nga Grafite ne minuten e 36, 41 dhe 86.

Ne grupin C Real Madrid shkaterron Zyrih 5-2 ne Zvicer. Golat per madrilenet u shenuan nga Ronaldo 27 dhe 89, Raul 34, Higuain 45 dhe Guti ne minuten e pare shtese. Per kampionet helvete shenuan Margairaz ne minuten e 64 dhe Aegerter ne minuten e 65.

Supersfida e ketij grupi Marsjele-Milan mbyllet me rezultatin 2-1 per italianet. Inzagi autor shenon dy here ne minuten e 28 dhe te 75 ndersa per francezet shenoi mbrojtesi argjentinas Hajnce.

Grupi D ishte me i varferi persa i perket golave te shenuar. Keshtu ne dy ndeshjet e ketij grupi, Atletiko Madrid-APOEL Nikosia dhe Celsi-Porto eshte shenuar vetem nje gol ne sfiden e dyte ku anglezet moren tri piket e pare fale golit te Anelka ne minuten e 48.  

Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi, te luajtur ne Spanje, APOEL, ku luan edhe shqiptari i vetem ne Champions League, Altin Haxhi ka arritur t’i marre nje pike Atletiko Madrid pas barazimit pa gola.

Neser do te luhen edhe ndeshjet e para per kater grupet e dyta ku me mjaft interes eshte takimi Inter-Barcelona.

Top Channel