Haxhi pritet te debutoje ne Champions

15/09/2009 10:35

Altin Haxhi pritet te beje sot debutimin ne fazen e grupeve ne Champions League, kur Apoel Nikosia do te luaje ne “Vincente Kalderon” kunder vendasve te Atletiko Madrid.

Ne fakt, Apoel Nikosia nuk ka ndonje bilanc te mire ne kompeticionet europiane: 30 fitore ne 102 takime, ku 50 prej tyre jane humbje e 22 barazime.

Klubi qipriot merr pjese per here te pare ne fazen finale te ketij kompeticioni, ndersa nje vit me pare e kishte thyer kete tabu Anorthosis Famagusta i Arjan Beqajt. Trajneri i portiereve te Apoelit eshte Foto Strakosha.

Per sa u perket lojtareve shqiptare, te cilet jane aktivizuar ne fazen e grupeve te Champions League, keta jane vetem pese: Lorik Cana (Olimpik Marseje, 2 gola), Besart Berisha (Hamburg, 1 gol), Besnik Hasi (Anderleht), Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta) dhe Kliton Bozgo (Maribor 1 gol).

Top Channel