Brus i ben thirrje Canes te qetesohet

15/09/2009 10:20

Prej kohesh kishte theksuar se menyra e tij e lojes ishte adapte per Premier League, por me  ne fund endrren e tij ka mundur ta realizoje vetem ne merkaton e veres, kur u transferua te Sanderlendi per 5.8 milione euro.

Behet fjale per Lorik Canen, futbollistin e Kombetares kuqezi, i cili vazhdon te beje jehone ne kampionatin anglez ne kete fillim sezoni me paraqitjet shume te mira ne 5 ndeshjet.

Thuajse ne te gjitha takimet ai ka qene nje nder me te miret ne fushe per skuadren e tij. Ne lojen e tij dominon grinta, por edhe agresiviteti ne shkaterrimin e aksioneve te kundershtareve. eshte pikerisht ky i fundit, ai qe duket se po i kthehet ne nje problem i cili mund t’i kushtoje, pasi ne 5 takime eshte ndeshkuar me tre kartone te verdhe (me 5 kartone mbush numrin e skualifikimit).

Per kete arsye, trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus, keshillon mesfushorin shqiptar te frenoje instinktet agresive, nese deshiron t’u shpetoje pezullimeve gjate ketij sezoni. Futbollisti i Kombetares se Shqiperise, pas kalimit te tij nga nenkampionia e Frances, Marseja per te Sanderlendi, brenda nje kohe shume te shkurter eshte shnderruar tashme ne nje idhull ne “Stadiumin e Drites” (stadiumi i skuadres se tij te re), shkruante dje faqja ne internet e “Sky Sports”.

Mesfushori 26-vjeçar ka demonstruar nje performance te shkelqyer dhe plot grinte ne te gjitha ndeshjet, duke u shnderruar keshtu ne lojtarin me te preferuar nga tifozet e “Maceve te Zeza”, dhe pikerisht per kete arsye i eshte dhene edhe shiriti i kapitenit te kesaj skuadre.

Megjithate, loja e tij shume luftarake e ka bere te pashmangshem ndeshkimin e tij me tre kartone te verdhe ne 5 takimet e para te Premier Leagues, prandaj trajneri mendon se kapiteni shqiptar do te duhet t’i frenoje instinktet e tij agresive, me qellim qe te shmange kartonet dhe per rrjedhoje pezullimet e shumta. “Ky eshte kartoni i tij i trete i verdhe, paralajmeron tekniku Brus pas ndeshjes se fituar te shtunen me rezultatin 4-1 ndaj Hull Sitit.

Duhet te kujtojme se eshte vetem fillimi i sezonit dhe me shume gjasa ai do te kthehet ne nje çeshtje per ne. Do te ishte e kote te thosha se ai perpiqet te jape gjithnje me te miren ne fushe. Nuk e kam bere kot kapiten te skuadres.

Sigurisht qe ai duhet te perpiqet te frenoje instinktet agresive. Une e di qe ai eshte thjesht i mbushur me entuziazem dhe perpiqet te beje me te mire, pasi luan ne Premier League.

Te gjithe i kane treguar se sa e veshtire eshte te luash ne Angli, dhe ai vazhdon ta perballoje me sukses nje gje te tille. Ai ka nje menyre te mire loje. I duhet te kujdeset me shume per kartonet e verdhe, por une ju siguroj qe ai ketu do te jete nje idhull per te gjithe”, perfundon trajneri i Sanderlendit.

Top Channel