Vrau per vellain, kapet pas nje viti

14/09/2009 08:40

Nje person i shpallur ne  kerkim si bashkautor ne nje vrasje te kryer nje vit me pare eshte vetedorezuar dje paradite ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder.

Ai eshte 24-vjecari Besmir Dhampiraj, banues ne fshatin Shtoj i Ri te Shkodres. Sipas policise, Besmir Dhampiraj akuzohet se mengjesin e 6 shtatorit te vitit 2008, ne bashkepunim me vellain e tij, Ermal Dhampiraj,  kane vrare me arme zjarri shtetasin Hysni Shpuza, ne tregun e fruta-perimeve ne periferi te Shkodres.

Ndaj Besmir Dhampirajt rendojne akuzat e “Vrasjes me paramendim e kryer ne bashkepunim” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”.
Vrasja e 6 shtatorit 2008 ishte nje nder episodet e pergjakshme te nje konflikti qe lindi ne vitin 2005 mes familjeve Shpuza e Dhampiraj. Gjithcka ka nisur me nje histori dashurie ne vitin 2005, kur djali i madh i familjes Dhampiraj, Alberti, kerkoi te fejohej me vajzen e familjes Shpuza, per te cilen pretendonte se kishte nje lidhje dashurore prej disa vitesh.

Familja Shpuza refuzoi t’i jepte vajzen Albertit dhe me 13 prill te vitit 2005 rreth ores 19:30 tentohet te vritet Hysni Shpuza, babai i vajzes,  i cili i shpetoi atentatit. Per kete ngjarje policia ngriti dyshimet mbi vellezerit Dhampiraj. Me pas, me 10 korrik te vitit 2006, Alberti se bashku me vellezerit Ermal dhe Bledar Dhampiraj qelluan me arme zjarri xhaxhain e vajzes me te cilen donte te fejohej Alberti.

Vellezerit Dhampiraj u bene me vone personat me te kerkuar nga policia e Shkodres, pasi Alberti se bashku me vellain e tij Ermalin, moren vajzen e Hysni Shpuzes dhe u larguan, duke derguar ate ne disa zona te thella malore drejt rruges se Dukagjinit. Policia ndermori mengjesin 19 korrikut 2006 nje operacion ne shkalle te gjere te mbeshtetur dhe nga ajri me helikopter.

Por dy vellezerit bene rezistence duke qelluar me bresheri automatiku ne drejtim te policise dhe arriten te ikin  duke e lene te lire vajzen. Ne nje hark kohor prej dy muajsh, shtator-tetor 2006, policia e Shkodres arriti te prangose tre vellezerit Albert, Ermal dhe Bledar Dhampiraj ne akuzat e vrasjes se mbetur ne tentative, plagosjes, rrembim personi, tentative vrasjeje ndaj forcave te policise dhe armembajtje pa leje.

Albert Dhampiraj u denua me kater vite burg, Ermal Dhampiraj me dy vjet e gjysme burg ndersa Bledar Dhampiraj doli i pafajshem. Por ende pa i bere dy vite burg, Ermal Dhampiraj doli nga  burgu. Se bashku me Besmirin, ai organizoi vrasjen e Hysni Shpuzes.

Dy muaj pas vrasjes se Hysni Shpuzes, me 1 nentor 2008, nipi i tij, 24-vjecari Izmir Shpuza tentoi te vriste ne qender te Shkodres, Bledar Dhampirajn, duke e qelluar disa here me pistolete, por pa e shenjestruar. Izmir Shpuza u arrestua pak minuta pas ngjarjes dhe po vuan denimin per tentative vrasjeje.
Konflikti mes dy familjeve ishte acaruar aq keq saqe dukej e sigurt se dikush do te vritej, vetem se nuk dihej kush dhe kur. Megjithate, organet e policise dhe drejtesise e trajtuan ceshtjen me shume butesi, derisa ne shtator te vitit te shkuar vrasja e paralajmeruar ndodhi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta