US Open, Del Potro ne finale, eleminon Nadal

14/09/2009 09:40

Juan Martin Del Potro eshte supriza e radhes ne turneun e tenisit US Open.

Argjentinasi ka mundur ne gjysemfinale numrin 2 te botes Rafael Nadal dhe kalon per here te pare ne karrieren e tij ne finalen e nje turneu slam. Tenisti 21 vjecar ka mundur me lehtesi ne tre sete, me rezultatin 6-2 spanjollin Nadal i cili ishte shume larg formes se tij me te mire.

Kete e tregojne edhe 27 gabimet e tij vetem ne kete sfide. Tashme argjentinasi Del Potro do te prese kundershtarin e tij ne kete finale, qe do te vendoset diten e hene pas sfides Roger Federer-Novak Djokovic. Kim Klijsters-Karolina Vozniacki do te jete finalja e femrave e turneut amerikan te tenisit US Open. Belgia Klijsters, e cila rikthehet ne fushat e lojes pas dy vjetesh, mundi ne gjysmefinale ne dy sete kampionen ne fuqi Serena Williams.

Ne momentet e fundit te kesaj sfide, pati nje debat te ashper mes tenstes amerikane dhe gjyqtares se ndeshjes. Williams protestoi per nje faull te dhene kunder saj dhe me pas u shnderrua ne pike per belgen. Pas rifillimit te lojes Serena shkaktoi nje faull te dyfishte ne sherbim duke e nxjerre veten jashte US Open.

Ne gjysmefinalen tjeter, danezja Karolina Vozniacki mundi belgen Janina Vikmmajer ne dy sete, duke u bere dhe e para teniste daneze qe arrin ne finalen e nje turneu Grand Slemi qe nga viti 1968.

Top Channel