Trieste, bllokohet anija me pasagjere shqiptare

14/09/2009 21:30

Nje anije me pasagjere shqiptare eshte bllokuar ne portin italian te Triestes per shkak te nje rasti te dyshuar me grip derrash.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave mjeket italiane kane hyre ne anije dhe po bejne kontrollet e duhura.

Te njejtat burime shtojne se pasagjeret kane mbetur te bllokuar prej me se tre oresh dhe nuk dihet se kur ata do te jene te lire per te shkelur ne token italiane.

Top Channel