
Ne qytetin e Lezhes ka nisur nje projekt i vetmi ne llojin e tij ne Shqiperi.
Behet fjale per grumbullimin e mbeturinave ne menyre te diferencuar. Koshat e mbeturinave jane shfaqur pothuajse ne te gjitha rruget e qytetit dhe ideatori i kesaj nisme kryebashkiaku Viktor Tushe, thote se synohet te ndryshohet niveli i jeteses.
“Bashkia e Lezhes eshte e vetmja ne Shqiperi, qe ka arritur te zbatoje nje projekt te tille te mbledhjes se mbeturinave ne menyre te diferencuar”, u shpreh Tushe.
Rezultatet e para te ketij projekti duken qarte ne rruget e qytetit te Lezhes dhe bashkia ka nisur tashme me zbatimin e tij edhe ne disa stade te tjera.
Si qytet me vlera turistike Lezha duhet te plotesoje disa kritere per te respektuar te shkuaren, por edhe te tashmen dhe angazhimi i pushtetit vendor ka si synim pikerisht realizimin e investimeve per ta merituar emrin qytet turistik.
Top Channel