Kalo nje “Pasdite ne Top Channel”

14/09/2009 12:30

“Pasdite ne Top Channel”, keshtu titullohet emisioni me i ri qe do te nise nga sot ne ekranin me te madh te shqiptareve.

Jeta reale, shoqeria ashtu sic eshte dhe nje kendveshtrim ndryshe mbi lajmin e dites do te trajtohen ne prodhimin me te ri te televizionit tone.

Me transmetimin e ketij emisioni te ri, do te ndryshoje edhe formati i edicionit te lajmeve te ores 17:30, i cili do te jete nje edicion i shkurter me zhvillimet kryesore te dites.

“Shqiptaret do te kene mundesi te shohin copeza nga jeta e tyre, dramat e jetes urbane, dramat e jetes shoqerore, do te kete zbavitje, te ftuar te shquar dhe shume surpriza te tjera”, thote kryeredaktori Sokol Shameti.

Drejtuesja e ketij programi, e mirenjohura Arbana Osmani thote se ky emision do te jete per te gjithe.

“Rubrikat do te kene personazhe te njohur dhe te panjohur; tema te konsideruara tabu kemi vendosur t’i bisedojme ne kete program”, thote Osmani.

Top Channel