
Nje nder dhjete meshkuj vuajne nga impotenca. Ne ditet e urologjise dalin dhe statistikat e para qe nxjerrin ne pah, probleme ne aftesite seksuale te meshkujve.
Ndonesa shifrat na krahasojne me shume vende te tjera te Europes shqetesues eshte mungesa e edukates per t’iu drejtuar mjekut per probleme te tilla.
“80 perqind e meshkujve me keto probleme nuk kerkojne ndihme mjekesore. Nuk duhen neglizhuar shenjat pararendese”, thote shefi i pavionit te urologjise, Mustafa Xhani.
Problemet impotences mund te shfaqen qe heret te ndikuara nga nje sere faktoresh si te brendshem dhe te jashtem, stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit ashtu edhe probleme te tjera shendetsore qe lidhen me to.
Mjeket u bejne apel meshkujve t’i drejtohen andrologut qe ne shenjat e para pasi ekzistojne medikamente qe permiresojne gjendjen shendetsore duke ndikuar keshtu edhe zgjidhjen e nje sere konfliktesh ne cift qe vijne si pasoje e impotences.
Top Channel