Gerdeci, Mediu i “pafajshem”

14/09/2009 14:50

Ceshtja gjyqesore ne ngarkim te Fatmir Mediut ndaj akuzes per shperdorim detyre ne lidhje me shperthimin ne Gerdec ku humben jeten 26 shtetas u pushua mesditen e se henes nga gjykata e Larte ne Tirane. (UPDATE)

Avokatet e ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediut kane kerkuar ne fillim te seances qe ky proces te pezullohet per shkak se ne zgjedhjet parlamentare te qershorit, Fatmir Mediu eshte rizgjedhur deputet me nje mandat te ri qe ligjerisht i sjell edhe nje imunitet te ri.

Prokuroria, e cila nuk ishte e pergatitur per te kundeshtuar kete kerkese, ka kerkuar pushim prej disa minutash dhe me pas kreu i grupit hetimor Sokol Stojani e kundershtoi kerkesen e mbrojtjes duke u shprehur se heqja e imunitetit eshte miratuar njehere nga parlamenti ne momentin e nisjes se ndjekjes penale per zotin Mediu.

Por me nje vendim shumice, pak pas dekretimit te qeverise se re nga Presidenti i Republikes, pese anetaret e trupit gjykues te drejtuar drejtuar nga gjyqtari Besnik Imeraj kane vendosur te pranojne kerkesen e mbrojtjes.

Ata kane cilesuar si nje imunitet te ri, ate qe zoti Mediu ka marre ne zgjedhjet e reja parlamentare dhe rrjedhimisht ka pushuar ceshtjen gjyqesore ne ngarkim te tij.

Prokuroria pas ketij vendimi ka duart e lidhura per shkak se ajo nuk mund te kerkoje me nje heqje imuneteti tjeter per ish-ministrin e mbrojtjes per faktin se ligji parashikon dy kerkesa heqje imuniteti per te njejten akuze.

Nese nuk do te kete nje kerkese nga nje prej paleve te prekura ne proces ne Gjykaten Kushtettuese per interpretim te ligjit per imunitetin, atehere procesi ndaj Fatmir Mediut do te arshivohet perfundimisht.

Ne perfundim te seances familjaret e viktimave te Gerdecit kane kundeshtuar vendimin si ne salle me replika ndaj kryetarit te gjykates edhe jashte saj kundrejt avokateve te zotit Mediu.

Top Channel