Champions League, lume parash…

14/09/2009 14:20

Kupa me “veshe te medhenj” ka shkelqimin e saj magjepses por ata qe e cojne ne qiell ne fund te nje sezoni, sjellin te ardhura marramendese per klubin.

Champions League ne 6 sezonet e fundit ka shperndare mbi 3 miliarde euro, shume  e ngjashme kjo me buxhetin vjetor te vendit tone. Pjesen me te madhe te tortes e ka marre Spanja, e ndjekur nga Italia.

Sipas analizes se “StageUp-Sport&Leisure Business”, ne 70 klube qe kane marre pjese ne fazen finale te kompeticionit, 10 prej tyre kane qene spanjolle, te cilat kane arketuar mesatarisht nga 43 milione euro. Me pas renditen klubet gjermane dhe franceze me nga 6 skuadra, ndersa Anglia me 4 skuadra (Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool).

Skuadrat e Premier League kane arketuar mesatarisht nga 160 milione euro, mesatare dy here me e larte se ajo e klubeve italiane. Ne vendin e pare te klubeve qe kane arketuar me shume qendron Chelsea me 184 milione, i ndjekur nga Manchester United me 171 milione dhe Arsenal me 165 milione. Me pas vijne francezet e Lyon me 139 milione, Liverpool me 131 milione.  

Top Channel