Bogdani, ndihme Kievos ne fitoren e pare

14/09/2009 08:20

Erjon Bogdani ka dhene ndihmesen e tij ne arritjen e fitores se pare ne kete sezon te Serise A.

Skuadra e tij ka triumfuar dje me rezultatin 2-0 ne transferten ndaj Bolonjes. Krejt ndryshe nga sa ishte parashikuar gjate fundjaves, sulmuesi shqiptar ka zbritur ne fushe si titullar ne kete sfide te rendesishme te Kievos, perballe nje skuadre, te konsideruar rival direkt nga veronezet.

Prania e tij ne fushe ka rezultuar pozitive, edhe pse nuk ka qene protagonist direkt ne te dy aksionet e golave. Madje ka pasur polemika se ne shenimin e golit te dyte, shqiptari ishte ne nje pozicion jashte loje.

Ne minuten e 69’ ai eshte zevendesuar nga trajneri Di Karlo, gjithsesi vleresimet per paraqitjen e tij kane qene te mira. Me kete fitore, Kievo ka mundur te siguroje tri piket e para, duke prishur kolonen 0 te fitoreve ne kete sezon.

Top Channel