Berisha: Raporti pasqyroi suksesin e zgjedhjeve

14/09/2009 19:50

Kryeministri Sali Berisha e ka lexuar me nje kendveshtrim pozitiv raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet, ne te cilin thuhej se standartet nuk jane arritur plotesisht.

Ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh, Berisha i ka vleresuar zgjedhjet e 28 qershorit si me te mirat te bera ne historine e pluralizmit shqiptar.

“Perparimet e bera me infrastrukturen moderne, me listat e zgjedhesve dhe kartat biometrike, si dhe transparenca ligjore e KQZ evidentojne suksesin e arritur”, ka deklaruar Berisha.

Duke iu referuar raportit, kryeministri ka theksuar se nuk ka pasur asnje prove per shkelje apo per manipulim te procesit zgjedhor, ashtu sikunder pretendon opozita.

“Edhe njehere dua te ritheksoj se raporti shkruan, “nuk pati asnje prove per numerim te parregullt apo manipulim te rezultateve”. Ky eshte raporti me i mire i bere per zgjedhet ne Shqiperi. Ky raport eshte i ngjashem me raportet e vendeve te tjera ne rajon dhe Europe”, ka pohuar Berisha.

Gjithesesi, kryeministri ka pranuar disa nga kritikat e bera ne raport, duke theksuar se ato do te jene perparesi e qeverise se tij.

“Natyrisht qe ne te evidentohen disa dobesi. Shprehet qarte se nuk u shfrytezuan te gjitha mundesite per standarte me te larta. Standartet me te larta jane per t’u arritur si objektiv, por duhet kohe per te arritur lartesine maksimale. Raporti evidentonte edhe nje seri te metash dhe problemesh, qe do te trajtohen ne programin e qeverise sime”, ka nenvizuar Berisha.

Duke bere nje krahasim me raportet e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e meparshme, kryeministri ka nxjerre ne pah defektet ne proceset e kaluara, si dhe suksesin e arritur kete vit, duke i hequr vendit nofken e “deles se zeze” per zhvillim negativ te zgjedhjeve.

“Raporti i vitit 2001 thote, “procesi zgjedhor ishte i tejzgjatur, i pasigurte dhe i fragmentuar”. Ne raportin e 2005 thuhet se, “standartet u arriten pjeserisht”. Ndersa kete here standartet u plotesuan. Shqiperia nuk eshte me delja e zeze e Ballkanit per zgjedhje jo te mira”, eshte shprehur Berisha.

Me tej kreu i qeverise i ka bere thirrje kryetarit te PS, Edi Rama qe te heqe dore nga alibite e tij per humbjen ne zgjedhje dhe te pranoje raportin e OSBE/ODIHR dhe te kthehet ne Parlament.

“Nga ana tjeter ftoj kryetarin e PS Edi Rama te lexoje kete raport, te heqe dore nga skenare virtuale, nga dhunime inekzistente dhe nga shpikjet. Shpresoj qe ky raport ta binde zotin Rama, se vendi i deputeteve te tij eshte ne parlament”, ka shtuar Berisha.

Top Channel