BB: Matni efektin e reformes tek te varferit

14/09/2009 08:00

Banka Boterore sugjeron qe qeveria shqiptare t’i kushtoje vemendje te vecante analizimit te ndikimit te reformes ne sektorin e energjise elektrike te te varfrit.

Eshte shume e rendesishme qe te monitorohet impakti i reformave te sistemit te ujit dhe energjise elektrike mbi popullaten, vecanerisht te te varfrit”, thote BB ne konkluzionet e nje projekti, permes te cilit ndihmoi qeverine ne vleresimin e varferise.

Shqiperia e ka rritur vazhdimisht cmimin e energjise elektrike gjate dekades se fundit, ne perpjekje per te mbuluar koston e rritjes se kapaciteteve prodhuese dhe garantimit te furnizimit te rregullt me energji elektrike. Por, pavaresisht se cmimi eshte dyfishuar ne krahasim me vitin 2002, as kapacitetet prodhuese nuk jane rritur dhe as furnizimi i rregullt nuk eshte garantuar.

BB eshte njekohesisht kreditori me i madh i kompanive te sektorit te energjise elektrike ne Shqiperi dhe ka kerkuar vazhdimisht qe cmimi i energjise te pasqyroje kostot, pra te rritet. Por, ne te njejten kohe ka sugjeruar qe te varferve t’u subvencionohet me parate e buxhetit nje pjese e fatures se energjise. Procesi i identifikimit te te varferve qe duhet te perfitojne subvencionim vleresohet si i manget, nderkohe qe zonat e varfra te vendit vuajne me shume nga nderprerjet e dritave dhe nga tensioni i ulet.

Ne shtator, pritet qe pronari i ri i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes te kerkoje ndryshimin e radhes te cmimeve te energjise, te vlefshme per vitin 2010.

Shqiperia ka bere permiresime te dukshme ne identifikimin e te varferve dhe ne ndihmesen e nje pjese te tyre per te dale nga pragu i minimumit jetik, por ne keto kohe krize duhet te studioje ne thellesi pasojat e krizes ekonomike boterore ne nivelin e jeteses se pjeses me vulnerabel te popullates, ben te ditur Banka Boterore ne prezantimin e konkluzioneve te nje projekti qe ndihmoi qeverine shqiptare ne kete fushe.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta