Adebayor ne “lupen” e Federates Angleze

14/09/2009 10:25

Emmanuel Adebayor eshte vene ne qender te vemendjes pas gjesteve jo dhe aq sportive ne ndeshjen Masnchester City-Arsenal te fituar nga vendasit me rezultatin 4-2.

Sulmuesi togolez po hetohet nga federata per dy episode te takimit. I pari eshte ai i nderhyrjes brutale ndaj Van Persie, duke rrezikuar fytyren e holandezit per shkak te takes ne faqe. “Jam i trishtuar dhe i zhgenjyer nga sjellja e tij”,, ka thene sulmuesi tulipan pas takimit.

Nderkohe, ceshtja e dyte per te cilen po hetohet shtatlarti eshte ajo e provokimit te tifozeve te Arsenal pas shenimit te golit te dyte. Ai ka shkuar nga nje pjese e fushes ne tjetren per te festuar golin prane tifozeve te ardhur nga Londra. 

Top Channel