Zgjedhjet ne PS, Rama e Lakrori ne Shkoder

13/09/2009 16:55

Kandidatet per kreun e PS, Edi Rama, kryetar aktual ne detyre dhe Maqo Lakrori, anetar i Asamblese se Pergjithshme vijuan fushaten per zgjedhjet ne parti, ne veri te vendit ne Shkoder dhe Lezhe.

Zoti Rama perseriti nevojen qe kane socialistet sot per t’i rezistuar  me te gjitha menyrat demokratike pushtetit qe sipas tij po qendron ne kembe ne menyre ilegjitime.  

“Fitorja jone ne 61 % te territotri qe ka te beje me zone urbane te Shqiperise eshte nje tregues kuptimplote se operacioni i manipulimit dhe i korrupsionit elektoral nuk ka funksionuar dot ne qytete. Ajo qe une e kam thene gradualisht eshte se ne nuk na duhet nje pushtet per Edi Ramen, Ilir Meten e ca kryetareve te tjere, ne na duhet nje pushtet qe ndryshon jeten tone”, eshte shprehur Rama.

Kandidati tjeter per kreun e PS, Maqo Lakrori gjate prezantimit te programit te tij, nenvizoi bashkimin e se majtes dhe realizimin e zgjedhjeve te parakohshme.

“Per te ecur nen nje program te qarte, shumeplanesh edhe per rishikimin e ndryshimeve qe i eshte bere kushtetutes vitin e kaluar, eventualisht edhe ndryshime te tjera. Qellimi eshte qe te kalojme ne nje referendum popullor ne i kemi numrat e domosdomshem te votave. Ne parlament per te realizuar kete referendum”, tha kandidati per kryetar i PS-se, Maqo Lakrori.

Dy kandidatet Rama dhe Lakrori vijuan ballafaqimin e programeve dhe ideve te tyre per drejtimin e PS-se edhe ne nje takim ne qytetin e Lezhes.

Top Channel